La Liga/ Atletico konsolidon pozitat si forca e 3-të, Betis 5 gola për të “rrëmbyer” vendin e 5-të
Atletico Madrid siguron një fitore të lehtë, teksa në shtëpi skuadra e Diego Simeones mposhti pastër 3-0 ekipin e Rayo Vallecanos. Një sukses që rivjen për madrilenët pas asaj humbje të fundjavës së shkuar ndaj Las Palmas që ndërpreu përfundimisht ëndrrën për të shpresuar deri në fund tek tituli kampion.
Ndaj Vallecanos vendasit e zgjidhën shumë shpejtë takimin, teksa realizuan që në minutën e 3 me anë të sulmuesit shtatëlartë Sorloth që me kokë nuk fali duke e çuar topin në rrjetë, ndërsa goli i dytë erdhi vetëm në minutën e fundit të fraksionit të pare, teksa Gallager përfiton nga një passim i saktë i de Paul për të shënuar golin e dyfishimit të rezultatit.
Goli i tretë do të vinte ndërkohë 13 minuta nga fundi i ndeshjes me të përhetshim Julian Alvarez që fikson shifrat përfundimtare në 3-0. Atletico konsolidon pozitat si forca e 3 e kampionatit me 66 pikë.
Ndërkohë sukses shumë i rëndësishëm për Betis, që mundi thellë 5-1 ekipin e Valladolid, duke marrë vendin e 5 në renditje duke hyrë për momentin në zonën Champions. Ekipi nga Sevilla vuajti në pjesën e pare, me sfidën që u mbyll në barazim 1-1, porn ë të dytën bardhjeshilët shënuan plotë 4 herë me Hernandez, Isco, Perraud dhe Ezzalzouli, duke siguruar fitoren.