Fri, Apr 25, 2025

“Ministre të stolisur me florinj e diamante”, Berisha: Janë të verbuar në luks, kryeministër që hap shishen e verës 33 mijë euro

  • PublishedApril 25, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kabinetit qeveritar, duke thënë se në 12 vite e ka kanë katandisur vendin me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.

Berisha tha se qeveria është verbuar nga luksi i paimagjinueshëm, duke thënë se kund tjetër në botë nuk sheh ministre të stolisura me florinj e diamante apo kryeministër që hap shishen e verës 33 mijë euro.

“Më keq, apo njëlloj është situata e arsimit.

Ju e morët vesh se si ramë në pikiatë në testin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit. Ramë si asnjë vend tjetër në botë, ramë me 68 pikë. Një rënie e tmerrshme.

Ramë, vendi i fundit në botë për mendimin kreativ të nxënësve tanë, sepse shkolla nuk është më ajo që duhet të jetë, votër e edukimit të fuqishëm, të mësimit të dijeve.

Shkolla është zhytur në kaos, në inkopetencë.

Mësuesit të cilët janë dhe do jenë misionarë të dijes, janë të ç’orientuar nga patronazhistët.

Janë të diskriminuar nga portali një mësues për partinë.

Gjithçka do të ndryshojë. Ne zotohemi para jush që mësuesit ti vendosim në piedestal.

Nuk do ketë rrogë minimale ndën 1500 euro për mësuesin. Sikundër mjeku dhe infermieri do kenë dyfishim të rrogave.

‘Made in Albania’ është krenari jonë kombëtare.

Ne do bëjmë gjithçka që në këtë vend të prodhohet, të prodhohet, të prodhohet. Në mënyrë që shqiptarët të punësohen dhe të paguhen.

Kjo është rruga.

Ndaj dhe përgjysmojmë taksat për bizneset.

Pjesëtojmë me 5 herë taksën mbi ndërtimet që kanë rritur çmimin e qirasë, baraz me Parisin dhe Mynihun.

Po, e kanë bërë mollë të ndaluar apartamentin.

Pjesëtojmë me 5 herë tarifën për sipërfaqen publike të biznesit.

Bashkia do ketë kufirin tek thana, nuk do mund të vendosë bizneseve taksë më shumë se 1% se xhiro e tyre.

Energjia do zbresë nga 18 në 6 lek.

Pra frymëmarrje më e madhe, liri ekonomike më e madhe, iniciativë e lirë më e suksesshme. Dhe këtu ne qëndrojmë të vendosur për të ndryshuar me shpejtësi situatën e biznesit në Shqipëri.

Miq, nuk kemi ne të ardhme çfarë do që të bëjmë, nëse të rinjtë nuk qëndrojnë në këtë vend.

Në qoftë se ata nuk vendosin të ndërtojnë ëndërrën e tyre në këtë vend. Dhe përpjekja jonë do të jetë titanike që çdo i ri të ketë shansin të mbarojë shkollën e lartë.

Të shkollohet asnjë mesatare nuk do të ketë.

Të punësohet dhe qeveria do paguajë 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar.

Do paguajë të gjitha shpenzimet për trajnimin e tyre.

Çdo çift i ri do të ketë një grand 30 mijë euro për të patuar çatinë mbi, për të paguar interesat e kredisë.

Po do bëjmë gjithçka që këta qindra-mijëra të rinj që na ikën, 600 mijë kanë ikur në 10 vitet e fundit, të kthehen 5 vite pa asnjë taksë. Kredi të buta për strehim.

Do bëjmë gjithçka të kthejmë kombin në moshën e rinisë. Vetëm një komb që ruan dhe jeton në moshën e rinisë së tij, është komb me të ardhme.

Për fat të keq këto 12 vite shqiptarët humbën me shpejtësi të rrufeshme moshën e tyre të rinisë.

Por unë kam besim të madh tek Zoti, kam besim të madh tek qytetarët shqiptarë që ne do rikthejmë përsëri dhe do vendosim këtë komb në moshën e rinisë së tij.

Njeriu që 12 vite  katandisi shqiptarët me rroga më të ulëta dhe çmime më të larta. Ka 130 mln euro varrin e inceneratorit që nuk ekziston sepse paratë i ka marrë vetë me bandën e tij. Njeriu që përzuri një televizion se nuk duronte kritikat.

Njeriu që kalon nga takimi në takim me një gjuhë banale, vulgare. Dhe beson se duke veçuar nënat,gratë, motrat, beson se do mund t’u shesë batuta e tij bajate. Tregon atë mendësi të vjetër. Atë ndarje të tmerrshme që ka me qytetarët. Beson se mund t’i përdorë për interesa intelektuale, duka ua sharë burrat, djemtë, baballarët e fëmijëve.

Këta janë zhytur dhe verbuar në një luks të paimagjinueshëm. Shihni në televizor ministret e vendeve të tjera, u kapin sytë kund njerëz të stolisur me florinj dhe diamante si këta. Gjeni kund një kryeministër të hapë shishe vere 33 mijë euro. Kurrë! Nuk e bën. Edhe po të ketë mundësi, nuk e bën. Nuk e lejon kodi etik sepse nuk ka asnjë respekt për ju.

Ndaj edhe ju ftoj më 11 maj të gjithë njisha. Ne jemi njisha. Jemi numri i dielli. Jemi numri i Zotit. Jemi numri i fitores. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Berisha.

()


AlbaniaWeb.net