Fri, Apr 25, 2025

Moderatorja e emisionit “Open” në News24, Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTVSH

  • PublishedApril 25, 2025

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit qendror në News24, “Open”, Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTVSH.

Eni Vasili u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota. Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar.

Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i transmetuesit publik.

Votimi ditën e enjte

Emrat dhe votat:

Eni Vasili – 5 Vota

Xhoi Jakaj  – 2 Vota

Engjëll Musai – 2 Vota

Ermal Hoxha – 1 Votë

Flamur Buçpapaj – 1 Votë

Votimi i ditës së premte 

Eni Vasili – 7 vota

()


AlbaniaWeb.net