Fri, Apr 25, 2025

Napoli gati për sprintin final, por Conte-n e shqetësojnë mungesat

  • PublishedApril 25, 2025

Napoli gati për sprintin final, por Conte-n e shqetësojnë mungesat

Napoli bëhet gati për sprintin final teksa skuadra e Antonio Contes do të luaj 5 ndeshjet e fundit të sezonit, me shpresën për të triumfuar në fund ndaj Interit. Gara parashikohet të jetë tepër e ashpër po ekipi napoletan beson shumë se me në krye një Teknik si Conte që e di fare mire se si fitohet scudetto do t’ia dale mban të triumfoj në fund.

Megjithatë ajo që preokupon Conten janë dëmtimet vazhdojnë të rëndojnë Napolin, një problem që duket se nuk do të largohet kurrë nga skuadra këtë sezon. Për Antonio Conte, menaxhimi i mungesave është bërë një sfidë e vërtetë javore, duke e detyruar atë të ndryshojë shpesh zgjedhjet e tij taktike.

Këtë javë, historia u përsërit: lëndimi i zakonshëm i muskujve për Neresin, një tjetër ndalesë për barazilianin në një sezon tashmë të shënuar nga ky lloj problemi. Lajmi pozitiv ka të bëjë pjesërisht me Buongiorno-n, i cili megjithatë nuk është ende i sigurt se do të mund të dalë në fushë kundër Torinos. Për momentin Rafa Marin duket se është favorit për vendin, pas paraqitjes së mirë ndaj Monzës.

Megjithatë, Buongiorno do të bëjë gjithçka në ditët në vijim për të qenë gati të sfidojë ish-skuadrën e tij. Ndërkohë, synimi kryesor i Contes është të gjejë formacionin më të mirë për të marrë maksimumin në këto 5 ndeshje të fundit, duke nisur nga sfida me Torinon, të dielën në mbrëmje.


AlbaniaWeb.net