Sat, Apr 26, 2025

“Rama krijon skeçe”, Berisha nga Kavaja: Do i shtypet koka dhe bishti më 11 maj, ashtu si Sorosit në SHBA

  • PublishedApril 25, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në takimin elektoral në qytetin e Kavajës. Në fjalën e tij, Berisha e quajti Ramën diktator dhe më 11 maj duhet shporrur.

“Qytetarë dhe qytetare të Kavajës, burra dhe gra, djem e vajza të lirisë, qytetarë të fitores, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh për ju.

Demokrate e demokratë, për mbarë popullin e Kavajës, për kavajasit kudo që janë sot, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen.

Kam ardhur në qytetin tuaj të bekuar, ju kam takuar ju, njerëz të nderuar, qytetarë të nderuar, me dhjetëra e qindra herë. Por sonte kam kënaqësinë më të madhe se në çdo takim tjetër që kemi patur së bashku, sepse sonte kemi në Kavajë, miq të mëdhenj, miq të çmuar të Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, që në ditët e para të tyre e gjer sot.

Miqtë e mi, sonte këtu me ne, kemi zv/presidentin e Internacionales Demokristiane të Qendrës, mikun e madh të demokracisë shqiptare dhe të shqiptarëve, Elmar Brok, i cili ka mbështetur në momente kritike Partinë Demokratike dhe demokracinë shqiptare dhe është sot këtu për të mbështetur përsëri në këtë betejë epike, vendimtare tonën ndaj narkodiktaturës dhe triumfin e demokracisë.

Kam nder dhe kënaqësi që jam sot këtu me të nderuarin Antonio López-Istúriz Ëhite, Sekretari Ekzekutiv i e Internacionales Demokristiane të Qendrës, dhe deputet në Parlamentin Europian.

Antonio López-Istúriz Ëhite, është një mik i madh, i shquar dhe i kahershëm i PD-së. Prania e tij sot këtu, njëlloj si në 2005 lajmëron fitoren tonë me 11 maj.

Një mirënjohje të veçantë kam për zonjën 3. Angelika Lang, Ombudsman në Stockholm, Suedi. Marrëdhëniet tona me partinë simotër suedeze, kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Mbështetja e tyre për ne këtë fushatë është e një rëndësie të madhe cilësore.

Miqtë e mi!

Ne jemi shumë të nderuar nga prania e miqve tanë nga Venezuela që luftojnë prej vitesh diktaturën e Maduros. Mary Ponte, sekretare primare e partisë ‘Drejtësia e Para’ e Venezuelës.

Si dhe të dashurit Luiz dhe Tereza nga CDI.

Miq, këta miq të nderuar e kanë nderuar Kavajën. Por dhe ju, qytetare dhe qytetarë të Kavajës, keni nderuar njerëz të lirë, keni nderuar lirinë, vlerat virtytet e njerëzve të lirë në Shqipëri dhe në mbarë botën dhe meritoni plotësisht nderimin dhe respektin e tyre.

Ftoj shqiptarët të mos harrojnë se sot paradite në Velipojë, Edi Ramën e shoqëronte Pëllumb Gjoka dhe Charles McGonigal.

E shoqëronte Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Erion Veliaj. E shoqëronin pra një bandë e vërtetë shqiptare e ndërkombëtare. Edi Rama të ardhme nuk ka.

Miqtë e mi!

Dy javë na ndajnë nga dita e fitores, dita e triumfit. Unë po vij nga tur dy ditor në jug dhe kudo në sheshet e qyteteve, në brigjet në fshatra, frynte erë e fitores, erë e triumfit. Jugu më i vendosur se kurrë, më entuziast se kurrë për tu ndarë me të keqen që e ka emrin Edi Rama.

Por Kavaja është përsëri, përsëri qyteti i cili përmbysi i pari diktaturën komuniste dhe do të përmbysë i pari narkodiktaturën.

Më lejoni në emër tuaj, ti përcjellim presidentit të CDI-së, ish-presidentit të Meksikës, Andrés Pastrana Arango, nderimet më të mëdha, përshëndëtjet më të përzemërta.

Nën drejtimin e tij, CDI-ja do të ishte institucioni i parë madhor, grupon 110 parti politike të qendrës së djathtë të mbarë botës.

Do të ishte institucioni i parë ndërkombëtar që do të damkoste, regjimin e Tiranës, regjimin e Edi Ramës si narkodiktaturë dhe kjo ishte mbështetje e jashtëzakonshme për ne.

Miq!

Kjo fushatë çdo minutë dhe çdo ditë bën të qartë për çdo shqiptar se, shkaku i problemeve të mëdha, se shkaku i varfërimit dhe mjerimit të frikshëm të shqiparëve në 12 vite, se shkaku i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, se shkaku i rrënimit të sistemit shëndetësor, sistemi arsimor, është një dhe vetëm një, është Edi Rama, organizata e tij kriminale, që vjedh çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, shqiptarët, buxhetin, fondet, pasuritë e tyre publike.

Çdo ditë, çdo orë shqiptarët po përqafojnë më shumë programin e PD-së, programi që garanton shqiptarët se, do krijojë një mundësi të re për çdo qytetar.

Programi që garanton qytetarët se varfërinë ekstreme do ta zhdukë në 100 ditët e para nga Shqipëria.

Se nuk do të ketë pension ndën 200 euro, se nuk do të ketë ndihmë ekonomike ndën 200 euro, se nuk do të ketë bursë studenti ndën 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale ndën 500 euro, se do ulë çmimin e energjisë në 7 lek për qytetarët, do përgjysmojë tarifat e ujit, do të japë kartën e konsumatorit për të gjithë pensionistët dhe rrogëultit.

Garanton sipërmarrësit e Kavajës, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, se përgjysmimi i taksave, se ulja e çmimit të energjisë në 6 lek nga 18, se përgjysmimi i tarifës së ujit se, çlirimi i tyre nga inspektoratet dhe gjoba janë zotimet tona solemne.

Pra ky program është program për çdo shqiptar, nuk është program i një partie. Është program i një misioni të vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral, nga këto labirinte që po e shkretojnë atë çdo ditë e më shumë.

Çdo ditë dhe çdo orë qytetarët po përqafojnë programin e Partisë Demokratike. Një program që garanton që do të heqë varfërinë ekstreme në 100 ditët e para të qeverisjes.

Këto dy javë janë një kushtrim, për të bindur këdo, sepse qëllimi është të rikthejmë rininë Shqipërinë. Do ta bëjmë brand ndërkombëtar “Made in Albania”.

Bota ka njohur diktator, por si Edi Rama nuk ka pasur. Ka qeveris 12 vite, nuk ka asnjë rekord, vetëm ka vjedh. Përpiqet t’i kalojë me batuta, me sulme kundër familjes. Ne jemi parti konservatore dhe e traditës, e dinjitetit njerëzor, familja mbi të gjitha. Rama krijon skeçe, nënat dhe motrat tona janë fisnike.

Më 11 maj, Ramës i shtypet koka dhe bishti. Më 5 nëntor iu shtyp koka Sorosit në SHBA, më 11 maj do i shtypet në Shqipëri.”

()


AlbaniaWeb.net