“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”, Alizoti zbulon prapaskenën e diskutimit me kreun e PD: Ramë dakord për…
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, duke zbuluar prapaskenat e diskutimit që kanë zhvilluar gjatë takimit.
Alizoti tha se takimi me Berishën ishte ndër më cilësorët që ka zhvilluar, duke theksuar se në takimin e tyre me demokratët nuk kishte vend për vulgaritet apo politikë sipërfaqësore. “E urrej vulgaritetin dhe mendoj se shkatërrimi i popujve nis kur vulgariteti kthehet në institucion. Idiotizimi i shoqërisë është shkatërrimi i saj,” u shpreh ai.
Sipas Alizotit, diskutimi me Berishën ishte i përqendruar mbi tema konkrete si bujqësia dhe teknologjia bujqësore.
“Berisha është një njohës shumë i mirë, dhe nuk është rastësi që ka kaq vite në politikë. Ne diskutuam për mënyrat se si duhet të zhvillohet bujqësia në Shqipëri, duke ndarë të njëjtat mendime për një qasje të djathtë,” tha Alizoti.