Ditëlindja e Melanias në ditën e funeralit të Papës, Trump: Do darkojmë në Boeing
Ditëlindja e Melania Trump rastisi të ishte në ditën e varrimit të Papa Françeskut.
Sot në fakt zonja e parë amerikane mbush 55 vjeç. “Ajo do të ketë ditëlindjen në punë”, komentoi Donald Trump para gazetarëve përpara se të hipte në avionin presidencial që do ta çonte atë dhe gruan e tij në Romë. Ai nuk pati kohë t’i blinte një dhuratë, por mendoi për një dhuratë alternative, krejtësisht të improvizuar: “Do ta çoj për darkë me Boeing, do ta çoj për darkë në Air Force One“.
Donald Trump dhe Melania morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut të mbajtur sot, më 26 prill 2025. Çiftit presidencial iu rezervua një vend në rreshtin e parë: në të djathtë të tyre presidenti finlandez dhe në të majtë presidenti i Estonisë.