‘Ishte lojë’/ Danela flet për momentin tronditës, zbulon të vërtetën pas mesazhit
Që në hyrje të “Ferma VIP”, Danela Shima kishte treguar se zemra e saj ishte jashtë fermës, duke pohuar hapur se ishte në një lidhje. Mirëpo, një ngjarje e papritur në një nga netët LIVE tronditi jo vetëm Danelën, por edhe publikun. Gjatë spektaklit, një mesazh anonim u dorëzua drejtpërdrejt, duke aluduar se partneri i saj kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes. Ky zhvillim ngjalli shumë emocione dhe habi brenda fermës dhe jashtë saj.
Por në “Ferma Club”, Danela vendosi të qartësojë gjithçka. Ajo rrëfeu se mesazhi nuk kishte lidhje me realitetin, duke zbuluar se gjithçka ishte një shaka nga shoqja e saj:
“U mërzita shumë atë natë që mora mesazhin. Më ngriti presionin dhe më prishi terezinë. Por në të vërtetë ishte një lojë nga shoqja ime, për të më ngacmuar.”
Danela theksoi se marrëdhënia me partnerin e saj vazhdon normalisht dhe se nuk ka pasur asnjë krizë:
“Unë e kam ende të dashurin tim dhe jemi shumë mirë bashkë. Shoqja ime e konsideron atë si vëlla. Nuk ka pasur kurrë ndarje.”
Duke reflektuar mbi situatën, Danela e konsideroi gjithçka si një pjesë të lojës brenda programit:
“E bëri për efekt loje. Nuk kisha nevojë për atë lloj vëmendjeje.”