Sun, Apr 27, 2025

Neda: Unë ty Rozana të kam çuar në finale! Të kam shpëtuar fytyrën

  • PublishedApril 26, 2025

Neda: Unë ty Rozana të kam çuar në finale! Të kam shpëtuar fytyrën

Opinionistja E Big Bother VIP 4, Neda Balluku dhe Rozana Radi janë përfshirë në një debat të fortë me njëra-tjetrën. Gjatë “Post Big Brother VIP 4”, Rozana iu drejtua Nedës, duke i thënë se ka dashur ta dëmtojë në lojë, por ndodhi e kundërta. Opinionistja u kundërpërgjigj duke i thënë “unë ty të kam çuar në finale, më vjen keq që nuk të shpalla dot fituese”, teksa shtoi se ‘të kam mbajtur në shpatulla”.

Pjesë nga debati:

Neda Balluku: Do sekrete Rozana? Do të them unë, natën e 19 marsit, unë ty të kam mbajtur në kurriz, të kam shpëtuar fryrën. Ti natën e 19 marsit, meritoje të thoja që je përsëritëse në dhunë, je agresive. Unë jam unë njeriu që në 3 prime ka detyruar të sqarojë ku ka rrahur 3 njerëz. Unë ty të kam mbajtur në kurriz. Kjo që të mos ndikonte finalja, apo edhe një fitore. Pse s’ke qenë ndonjëherë te festivali i këngës?

Rozana Radi: Do shkoj këtë vit. Ty Neda dhe grave të tjera u dhembin sukseset e grave të tjera. Mua nuk më ke dëmtuar në Big Brother, madje më ke përforcuar.

Neda Balluku: Bravo Roz! Unë ty të kam çuar në finale! Të kam patur këtu, mbi shpatulla. Më vjen keq që nuk të kam shpallur dot fituese.

Rozana Radi: Pse nuk kandidate këtë vit për deputete ti Neda?

Neda Balluku: Ne i kemi të ndara punët.

Rozana Radi: I ka parë shfaqjet. Jo ë? S’ka parë asgjë

Neda Balluku: Nëse një banor ka përplasje me opinionistin, merr vëmendje kombëtare dhe bëhet dinamikë, dhe këtë Rozana Radi nuk e kupton. Të merresh me opinionistin është gjë e mirë.

Rozana Radi: Ti ke dashur të më dëmtosh, por ke kuptuar që më ke forcuar. Ke modifikuar dhe të folurën. Mos më thuaj mua asgjë.

Neda Balluku: Për një gjë jam shumë krenare, të gjithëve ju kam thënë çdo gjë që kam menduar. Unë dhe këtë ta dish nuk kam për të qenë kurrë opinioniste që vjen në studio, shikon klipin dhe bën një koment.