Onana larg Manchesterit, portieri kërkohet në Arabinë Saudite
E ardhmja e Andre Onana është në dyshim. Sezoni i portierit të Manchester United është karakterizuar nga paraqitje të paqëndrueshme dhe për këtë arsye klubi anglez mund të vendosë ta shesë atë, nëse në zyrat e klubit mbërrin një ofertë tërheqëse.
Kohëve të fundit vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet për një transferim të mundshëm Të Onanas në Arabinë Saudite. “Gardiani” nuk është kundër idesë së largimit nga Evropa për të provuar një aventurë të re, por së pari palët do të duhet të arrijnë një marrëveshje.
Kujtojmë që Onana ka vendosur një rekord negativ në Manchester, duke pësuar 144 gola në 96 ndeshje në të gjitha garat.