Sat, Apr 26, 2025

“S’jam vetëvrasëse”/ Postimi i vjetër tronditës i Giuffre bëhet viral pas vdekjes

  • PublishedApril 26, 2025

“S’jam vetëvrasëse”/ Postimi i vjetër tronditës i Giuffre bëhet viral pas vdekjes

Pas lajmeve për vdekjen e Virginia Giuffre, një postim i saj i vjetër në rrjetet sociale është bërë viral. Në të, ajo shkruante se nuk ishte vetëvrasëse dhe paralajmëronte se shumë njerëz të këqij donin ta heshtnin. Ajo kishte bërë të ditur këtë shqetësim edhe tek terapisti dhe mjeku i saj i familjes, duke kërkuar që, nëse i ndodhte diçka, njerëzit të mbronin familjen e saj.

Giuffre, e cila kishte akuzuar Princin Andrew dhe Jeffrey Epstein për abuzim seksual, raportohet se ka vdekur nga vetëvrasja në shtëpinë e saj në Australinë Perëndimore. Vdekja e saj ndodhi disa javë pasi ajo ishte përfshirë në një aksident automobilistik dhe ishte shtruar në spital.

Në postimin e saj në X, Giuffre kishte shkruar:

“Po e bëj të ditur publikisht: nuk jam në asnjë mënyrë vetëvrasëse. E kam thënë këtë tek terapisti dhe mjeku im. Nëse më ndodh diçka, ju lutem, mos e lini të shuhet dhe ndihmoni të mbrohet familja ime. Shumë njerëz të këqij duan të më mbyllin gojën.”