Blake Lively prek zemrat në TIME100, Ryan Reynolds në krah të saj
Aktori i njohur kanadezo-amerikan, Ryan Reynolds, shprehu admirimin e thellë për bashkëshorten e tij, Blake Lively, pas fjalimit të saj në gala-n e TIME100 në New York, ku ajo u nderua si një prej 100 personave më me ndikim për vitin 2025. Gjatë një interviste ekskluzive për PEOPLE, Reynolds komentoi edhe pjesën e fjalimit të Lively, ku ajo tërhoqi vëmendjen ndaj betejës ligjore me regjisorin dhe bashkëaktorin Justin Baldoni, si dhe përjetimet e saj personale rreth zërave femërorë që kanë hapur rrugën për barazi dhe drejtësi.
Në një bisedë të zhvilluar mëngjesin e 25 prillit, gjatë panelit “More to Parkinson’s” me Acadia Pharmaceuticals në New York, Reynolds, 48 vjeç, tha se është “thellësisht i mahnitur” nga forca dhe hiri me të cilin Lively, 37 vjeçe, mbajti fjalimin e saj rreth gjashtë minutësh në gala-n e TIME100.
“Nuk e di nëse kam takuar ndonjëherë dikë më të fortë,” – tha Reynolds. “Mekanizmat e saj për t’u përballur me gjithçka janë… thjesht wow. Dhe kjo më duket e mrekullueshme, sepse nuk e di se si do të mund të mbaja atë që mban ajo, me kaq hir dhe forcë. Është jashtëzakonisht domethënëse.”
Gjatë fjalimit të saj, Lively iu referua në mënyrë të nënkuptuar betejës ligjore me Justin Baldoni, regjisorin dhe bashkëaktorin e filmit “It Ends with Us”. Ajo tha:
“Kam shumë për të thënë për dy vitet e fundit të jetës time, por sonte nuk është platforma për atë”
Më pas, aktorja theksoi rëndësinë e zërit të grave të cilat, përmes vuajtjeve, kujdesit dhe luftës së tyre, kanë krijuar hapësirë që sot të flasim lirshëm, duke e quajtur këtë “akt të mosbindjes ndaj zemërimit që shpesh shihet si valuta më e vlefshme”.