Sun, Apr 27, 2025

Egli Tako rrëfen për takimin me prindërit e Gjestit: Nuk pati asnjë dramë

  • PublishedApril 27, 2025

Egli Tako rrëfen për takimin me prindërit e Gjestit: Nuk pati asnjë dramë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen e Gjestit. Ajo ka treguar se ka pasur një takim të ngrohtë me prindërit e tij, duke theksuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe pa tensione.

“Kam pasur një takim të ngrohtë me prindërit e Gjestit. Pjesa është prerë, por nuk ka pasur asnjë dramë të madhe,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë përplasje mes tyre.