EMRI/ Mbante të fshehur armë zjarri në garazh, përfundon në pranga 45-vjeçari në Tiranë
Një 45-vjeçar i identifikuar si Klodjan Dhima është arrestuar nga policia e kryeqytetit për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në garazhin e tij, blutë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe një shkop bejsbolli.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe sende të paligjshme në garazh dhe në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Klodjan Dhima, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.