Sun, Apr 27, 2025

Finale spektakolare në Sevilla, Barça mund Real-in e ngre lart trofeun e 32-të të Kupës së Mbretit, katalanasit në ndjekje të “tripletës”

  • PublishedApril 27, 2025

Finale spektakolare në Sevilla, Barça mund Real-in e ngre lart trofeun e 32-të të Kupës së Mbretit, katalanasit në ndjekje të “tripletës”

Kupa e Mbretit shkon për Barcelonën. Ekipi i Flick bën të tij trofeun nr.32 të historisë, duke qenë skaudra që ka dominuar në këtë kompeticion. Finalja e zhvilluar në Sevilla ndaj Real Madrid ishte më shumë se sa spektakolarre, teksa u nevojit koha shtesë prej 30 minutash për të përcaktuar fituesin.

Ekipi i Flick e nisi më vrullshëm takimin, teksa do të vinte minuta e 28 për të pare edhe golin e pare të mbrëmjes. Një assist i Jamal në hyrje të zones për Pedrin, me këtë të fundit që qendis një kryevepër teksa e dërgon topin në trekëndësh. Barça frymëzohet pas golit të epërsisë, teksa në fundin e pjesës së pare për pak sa nuk gjen edhe të dytin, por pas një goditje këndi sfera përplaset në shtyllë për fatin e ekipit madrilen.

Ancelotti vendos të ndryshojë në pjesën e dytë teksa hedh në fushën e lojës Mbappe, me francezin që i dha më shumë ritëm fazes ofensive të “Los Blancos”. E do të ishte po vetë Mbappe që me një goditje dënimi, do të tregonte cilësitë e tij, teksa ekzekuton me shumë klas duke e ndalur topin në fundin e rrjetës së portierit Schezni. Por ende pa u mbyllur mire festa për golin e barazimit, Real do të gjente dhe golin e dytë, 7 minuta më pas. Një goditje këndi e harkuar mjaft mire në zone nga Arda Guler gjen saktë Brenda zones me kokë mesfushorin francez Tchouameni, që nuk fal për golin e përmbysjes 1-2.

Teksa të gjithë menduan se Barça u dorëzua, ekipi katalanas do të gjente golin e barazimit 6 minuta nga fundi. Një vertikalizm i saktë nga Jamal gjen tërësisht të papërgatitur mbrojtjen e Real Madrid aty ku përfiton Ferran Torres, që pasi shmang edhe Courtois, nuk fal duke çuar topin në rrjetë, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 2-2. Në fund gjyqtari kryesor akordon një 11 metërsh për Barcelonën,pas një kontakti ndaj Raphinas, por do të ishte po vetë arbitri kryesor që thërritet nga VAR dhe pasi risheh episodin ndryshon mendim.

Në shtesë sfida ishte e balancuar, por për të prishur ekuilibrat mendoi ndoshta ai që më pak pritje, mbrojtësi francez jules Kounde, që 4 minuta nga përfundimi I shtesës 30 minutëshe lëshon një silurë të vërtetë nga disatanca duke mposhtur Courtois dhe duke çuar tifozët e barçës në delir. Përfundimisht nuk ka më kohë për të reaguar, Real mposhtet me Rudiger, Bellngamd he Lucas që ndëshkohen nga bankina me kartona të kuq për shkak protestash, ndërkohë që katalanasit festojnë trofeun, duke shpresuar se do të pasohet edhe nga La Liga e nga Champions League, për të kompeltuar tripletën e famshme këtë sezon.

 


AlbaniaWeb.net