“Fitoi Barça, fitoi futbolli”, mediat spanjolle me superlativa për triumfin e katalanasve, Hansi Flick: Natë perfekte, speciale të mundësh Real Madrid
Festë e jashtëzakonshme për Barcelonën, pas triumfit 3-2 në Kupën e Mbretit ndaj rivalit të përjetshëm 3-2. Një tjetër provë force e demonstruar nga të besuarit e Hansi Flick që tashmë kërkojnë të mbyllin sezonin duke kompeltuar tripletën e famshme.
Vetë gjermani Flick nuk mund ta fshehte dot entuziasmin pas suksesit në këtë finale, por njëkohësisht bër apel për të ruajtur maksimalisht përqëndrimin, pas të tjera sfida të rëndësishme presin skuadrën në këtë fund sezoni:
“Ishte thjesht një natë perfekte. Jam shumë krenar për këta djem e për sezonin që po zhvillojmë. Të fitosh ndaj Real Madrid është gjithnjë speciale. Nëse do t’i lejoj djemtë të festojnë? Patjetër që po, por vetëm sonte pas nga nesës duhet të nisim punën për të përrgatitur gjysmëfinalen e Champions ndaj Interit. Duhe të jemi sa më shumë gati për këtë sfidë.”
Në krahun tjetër nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes, tekniku i madrilenëve Carlo Ancelotti:
“Na dhemb sigurisht që nuk arritëm të ngrenim lart trofeun. Zhvilluam një ndeshje të mirë, ishim në kontroll të lojës sidomos gjatë pjesës së dytë. Mbappe nuk ishte në gjendje të luante 90 minuta ndaj preferoja që ta aktivizoja gjatë pjesës së dytë. E ardhmja ime? Kjo është një çështje që do të diskutohet me drejtuesit e klubit në javët në vazhdim.
Ndërkohë në qiellin e 7 ngrihet ekipi katalans nga mediat spanjolle ditën e sotme që padiskutim hapësirën kryesore ia dedikojnë triumfit të Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid:
“Më shumë se sa kampionë” shkruan “SPORT”, “Copazo” është tituli kryesor i kartalanases “Mundo Deportivo” ,ndërsa “AS”, hapet ditën e sotme me titullin: “Fitoi Barça, fitoi futbolli”.


