Mon, Apr 28, 2025

Gjesti ngacmon fansat me një postim të ri: A ju ka marrë malli?

  • PublishedApril 27, 2025

Gjesti ngacmon fansat me një postim të ri: A ju ka marrë malli?

Pas suksesit në “Big Brother VIP Albania 4”, ku u shpall fitues dhe rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh, Gjesti duket se po përgatitet për një rikthim në muzikë.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke shoqëruar imazhin me pyetjen: “A ju ka marrë malli për muzikë?”. Ky postim ka ndezur menjëherë reagimet e ndjekësve, të cilët kanë shpërthyer në komente pozitive dhe mezi presin projektet e reja të artistit.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera, entuziazmi i fansave tregon se rikthimi i tij në skenë pritet me shumë kuriozitet.