Ilir Meta video-mesazh nga burgu: Më 12 maj, Shqipëria Madhështore realitet i pakthyeshëm! Do hedhim në koshin e plehrave modelin e narko-ekonomisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta audio-mesazh për qytetarët: Programi i PL është programi që do çlirojë vendin nga taksat. Do të hedhim në koshin e plehrave modelin e narko-ekonomisë. Ne do të bëjmë pensionin minimal 200 euro, ndërsa me premtimet e Ramës, pensionet mund të bëhen minimalisht 200 euro më 2030. Shqiptarët me mençuri do të votojnë për familjet e tyre, për Shqipërinë madhështore, kundër Ballkanit të hapur që i falimentoi. Edhe 2 javë kemi nga ndarja e narko-shtetit. Rama është në panik nga humbja e pashmangshme, e një qeverie që ka ardhur me para krimi. Shqipëria Madhështore do jetë realitet më 12 maj.