“Pse bën takime vetëm me gratë?”/ Rama përgjigjet nga Vlora: S’i mbledhim për duartrokitje! I mbushim sallat më tepër se ata me kashtën e k*qet e tyre
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë për fushatat elektorale, ku ka preferuar të zhvillojë takime më shumë me gratë dhe vajzat, duke lënë pas burrat dhe djemtë. Gjatë fjalës së tij në Vlorë, Rama u shpreh se vendosi të përgjigjej nga ky qytet, dhe theksoi se kundërshtarët duhet të kuptojnë më mirë mënyrën e funksionimit të Partisë Socialiste.
Ai theksoi se gratë dhe vajzat nuk mblidhen thjesht për brohoritje, por janë ato që drejtojnë betejën e PS për të fituar zemrat e qytetarëve. “Kjo është fuqia jonë, sepse vetëm me gratë që janë në pararojë mund të mbushim salla si kjo, ndërkohë që ata të tjerët nuk arrijnë dot të mbushin asnjë sallë me tërë përpjekjet e tyre”, u shpreh Rama.
Edi Rama takim me grate e vajzat në Vlorë: Këtu në Vlorë do jap përgjigjen e asaj pyetjes “Ç’është ky hall i madh që bredh Edi Rama nëpër Shqipëri dhe mbledh vetëm gratë? Që ta kuptojnë ata që nuk e dinë se si funksionojmë ne, dua t’u them që çfarë shikoni këtu nuk janë gra dhe vajza që janë mbledhur për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheq betejën tonë për të ftuar mendjen dhe zemrat e njerëzve në të gjithë Vlorën dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës mbushim një sallë si kjo, sesa ata të tjerët me tërë kashtën e ko*et e tyre.