Superklasikja i takon River Plate-t, fitore zemre ndaj Boca Juniors
River Plate triumfon 2-1 ndaj Boca Junior në Superklasike. Djemtë e Gallardos kaluan në epërsi, pas diçka më shumë se 25 minuta lojë. Ishte 17-vjeçari Mastantuono që me një gol fantastik elektrizoi stadiumin.
Në Buenos Airos, te Boca u përpoqën që të reagojnë dhe e bënë mjaft mirë pasi Miguel barazoi shifrat.
Brenda fraksionit të parë, Driussi riktheu edhe një herë avantazhin për River Plate, një gol që rezultoi 3 pikësh pasi skuadra mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund.
Ky takim vlente për kampionatin elitar të Argjentinës.