“Dhe pak ditë larg fitores”/ Gjekmarkaj takim me banorët në Tale 2: Fitojmë 5:2 në qarkun Lezhë
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me banorët e zonës së Tale 2, ku u prit me entuziazëm nga demokratët dhe mbështetësit lokalë.
Në mesazhin e tij, Gjekmarkaj theksoi nevojën për ndryshim politik më 11 maj, duke denoncuar varfërinë, pabarazinë dhe mungesën e investimeve nga qeveria aktuale. Ai u zotua për një qeveri të re që do të punojë për qytetarët, me mbështetje konkrete për bujqësinë, turizmin, pensionistët dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Postimi i drejtuesit politik të PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj:
Me demokratë dhe banorë në Tale 2, për fitoren e PD, 5 me 2 🇦🇱✌️
Pushteti i Edi Ramës ka sjellë pabarazi dhe varfëri në shumë zona, përfshirë Shënkollin, Rrilën, Talen dhe zona të tëra. Ky realitet ka dëmtuar jetesën e qytetarëve, ekonomitë familjare dhe bizneset, ndërsa shteti ka dështuar të mbështesë fermerët dhe zhvillimin e këtyre zonave të pasura me mundësi zhvillimi.
Megjithë premtimet për tendera energjie, shumë banorë vazhdojnë të përballen me ndërpreje të energjisë elektrike për orë të tëra, dhe zonat turistike përballen me sfida të mëdha infrastrukturore. Pavarësisht 12 viteve në pushtet, qeveria e Rilindjes vazhdon të premtojë ujë të pijshëm për mijëra familje në mbarë Lezhën.
Pushteti i korruptuar ka shkaktuar pasiguri dhe ka detyruar qindra mijëra shqiptarë, përfshirë shumë demokratë në Tale 2, të largohen nga atdheu. Ata janë larguar nga puna për shkak të bindjeve politike dhe refuzimit të tjetërsimit nga pushteti aktual. Por, ndryshimi është i mundur dhe do të vijë më 11 Maj.
Pensionistët janë harruar dhe përballen me vështirësi të mëdha për të siguruar ilaçet dhe jetesën e përditshme. Ndaj, ftojmë çdo shqiptar dhe emigrant të kontribuoni për një Shqipëri më të zhvilluar, për një qeveri të re që do të punojë për popullin, do të qeverisë me dinjitet dhe me një lidership atdhetar.
Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensioneve, paga më të larta dhe mbështetje specifike për turizmin dhe për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm.
Le të bashkohemi dhe të punojmë për të ndryshuar të tashmen dhe ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara! Programi i PD-së është ai që do të ndihmojë Shqipërinë të shkojë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë, edhe pak ditë për të sjellë fitoren ✌️