Mon, Apr 28, 2025

Halli i Sadetes përfundon në polici/ Tak-Fak dhe eksperti i kriminalistikës shkojnë te hyrja, avokatja rekomandon ndërmjetësim

  • PublishedApril 28, 2025

Emisioni “Tak-Fak” e ka ndjekur edhe më tej çështjen e apartamentit në Roskovec, ku zonja Sadete kërkon të marrë pronën e saj.

Gazetare Rovena shkon me Sadeten te Posta e Policisë për të bërë kallëzim ndaj Z.Mone, i cili ka mbyllur shtëpinë dhe ndodhet në Greqi. Në komisariat presin për më shumë se 2 orë, një oficer policie del me “letër bakalli”, ndërsa mungon oficeri i policisë gjyqësore për të marrë denoncimin.

Sadete Lamanjaku: E kam bërë denoncimin te Ladi unë. U bë gati 2 vite. Por prit e prit nuk ka…

Gazetare Rovena: Mundet zonja të vijë të bëjë një kallëzim. Edhe ju po shënoni në një letër që s’e kuptoj…

Sadetja: Edhe herën e parë kështu e bënë, me letër të dera.

Polici: Fole me Ladin. Po e kë bërë para dy vitesh. Në lidhje me problemin që keni do ju kthehet një përgjigje me shkrim…

Rovena: Do marrësh zonjën brenda të bëjë një kallëzim siç duhet?

Polici: Tani do prisni sa të vijë OPGJ-ja, t’ju marrë kallëzimin. Akttualisht është në vendngjarje. Në të kundërt duhet të shkoni në Drejtorinë e Policisë Fier.

Sadetja: Nuk bëhet kallëzim këtu?

Rovena: Për sa vjen OPGJ-ja?

Polici: Nuk e di

Rovena: Po një OPGJ keni ju i gjithë ky qytet?

Polici: Do t’ju marrim kallëzimin.

Rovena: Po pse nuk e keni marrë më herët? Ka ardh zonja. Ti ke një zyrë. Mos më dil me letër bakalli. Mos u tallni me qytetarët. Bëjini procedurat siç duhet…

Më pas vjen Oficeri i Policisë Gjyqësore dhe i merret kallëzimi Sadetes në lidhje me uzurpimin e pronës së saj. Rovena futet brenda në postën e policisë.

Rovena: O shefi, tani çfarë procedurash do ndiqen?

OPGJ: Do merret eksperti i kriminalistikës dhe do shkojë te shtëpia e zonjës.

Rovena: Vonohet shumë? A duhet të jetë edhe Sadetja e pranishme?

OPGJ: Po normal që duhet të jetë…

Më pas gazetare Rovena Cerka shkon dhe konsultohet me Drita Abdylin te Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit.

“Znj.Sadete mund të bëjë një njoftim noterial që të jetë e bindur që zotëria që jeton në Greqi e ka marrë njoftimin si duhet. Në rast se ai nuk përgjigjet, zonja duhet të shkojë në polici, t’i bëjë denoncim për këtë gjë. Të marrë inspektorin e zonës dhe 2-3 dëshmitarë. Të hyjë të bëjë inventarin e shtëpisë. Por raste të tilla edhe në procese gjyqësore shkojnë në ndërmjetësim, sipas Kodit Civil” – thotë zonja Abdyli.

()


AlbaniaWeb.net