Me flakadanë dhe thikë me vete në stadium, procedohen tre persona
Policia e kryeqytetit ka njoftuar se tre persona janë proceduar në gjendje të lirë.
Blutë bëjnë me dije se të rinjve iu gjetën me vete flakadanë dhe mjete prerëse, në stadiumin ku po luhej ndeshja “FK Partizani-FK Elbasani”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës. Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.