Mon, Apr 28, 2025

Nga frika në festë, Partizani shpëton sezonin, kap “final-four”

  • PublishedApril 28, 2025

Nga frika në festë, Partizani shpëton sezonin, kap “final-four”

Partizani “vret” frikën, “thyen” Elbasanin 2-0 në frymën e fundit duke shpëtuar këtë sezon që po shkonte drejt dështimit total. Në “Arenën e Demave”, në javën e fundit, të kuqtë arrin të sigurojnë një biletë në “final-four”, i marrin Elbasanit vendin e katërt duke qëndruar në garë për titullin kampion, por çka është më e rëndësishmja arrin të sigurojnë një vend në Evropë.

Në fillim, “final-four” dukej një “lojë fëmijësh” për të kuqtë, por situata ndryshoi totalisht pas janarit ku nga kryeqyteti u larguan katër titullarët më të rëndësishëm, ndërsa merkato në hyrje rezultoi një dështim total, aq sa në 11 javët e fundit, Elbasani rikuperoi plot 11 pikë duke marrë edhe vendin e katërt. Gaz Demi thirri në apel Skënder Gegën me shpresën për të shpëtuar këtë sezon, në fund Gega ia doli sërish, të paktën të mbante të kuqtë në lojë për titull:

Panorama Sport
Panorama Sport

“Partizani në Evropë. Të kuqtë mundin Elbasanin. Sigurojnë partë dhe luftojnë për titull”, shkruan Panorama Sport, gazeta më e madhe sportive në vend.

Në fazën finale të sezonit, Partizani nuk shkon me stofin e një ekipi favorit, të paktën në raport me tre ekipet e para, por në këtë pikë në lojë janë vetëm dy takime, “demat” kanë një fanellë të rëndë, për këtë arsye mund të ndodhë gjithçka, tifozët e kuqtë shpresojnë, titulli në këto kushte nuk është i pamundur.


AlbaniaWeb.net