Sondazhi i Notosondaggi! Lubonja: E çuditshme që partitë e reja s’e shohin problem kryesor krimin! Është i lidhur me korrupsionin…
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Log. nga moderatori Endri Xhafo, komentoi sondazhin e dytë të Notosondaggi në News 24.
Lubonja tha se i duket e çuditshme që partitë e reja politike nuk e shohin problem të madh krimin. Ai shtoi se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri janë të lidhur pashmangshmërisht.
Fatos Lubonja: Më duket e çuditshme që partitë e reja nuk kanë problem drejtësinë dhe krimin. Më duket pak e çuditshme. Më duket e çuditshme gjithashtu dhe fakti që tek liderët për nga besueshmëria, nuk më dalin lider të partive të reja. Nuk më del fare Arlind Qori, që është parti politike që merret me problemet sociale dhe mungon edhe Tom Doshi, që ka marrë mandate deputetësh.
Antonio Noto: Ne kemi analizuar liderët e katër partive më të mëdha. Ne kërkuam nivelin e besimit për secilin lider, kemi futur vetëm liderët ku qytetarët kanë më shumë besim.
(AlbaniaWeb.net)