VIDEO/ Gol dhe asist, mbrojtësi shqiptar shkëlqen në elitën e futbollit turk
Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadergjonaj vazhdon të surprizojë me paraqitje fantastike në Superligën e Turqisë.
Ai e nisi si titullar ndeshjen mes Trabzonspor dhe skuadrës së tij Alaniaspor, teksa u mposhtën 4 me 3 në transfertë.
Megjithatë paraqitja e Hadergjonajt ka qenë e shkëlqyer, ku kontribuoi në dy prej tre golave të ekipit të tij.
Shqiptari i Kosovës, në këtë sfidë asistoi në një gol dhe shënoi një tjetër, por që paraqitja e tij fantastike nuk i mjaftoi skuadrës së tij të merr pikë.
30-vjeçari ka statistika shumë të mira këtë sezon, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në Superligën e Turqisë.