“Harresa e shtetit këtu është e prekshme”, Këlliçi në Zall Herr: Qytetarët s’do të trajtohen më si thes votash apo objekt zhvatjeje
Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar takimet me qytetarët në zonat periferike të kryeqytetit. Në fshatin Kasallë të Zall Herrit, Këlliçi ka kërkuar votat për kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore në listën e hapur, Arjan Hoxha e Kreshnik Çollaku.
Këlliçi konstatoi problematikat e zonës dhe theksoi se harresa e shtetit është e prekshme.
“Bashkë, për të ndërtuar një shoqëri dhe institucione funksionale ku qytetari nuk trajtohet si objekt zhvatjeje apo thes votash por si themeli i ndërtimit të shtetit dhe demokracisë përfaqësuese”, theksoi përfaqësuesi demokrat.
Postimi
Në Kasallë, Zall Herr, aty ku harresa e shtetit është e prekshme dhe problemet të dukshme.
Bashkë, për të ndërtuar një shoqëri dhe institucione funksionale ku qytetari nuk trajtohet si objekt zhvatjeje apo thes votash por si themeli i ndërtimit të shtetit dhe demokracisë përfaqësuese.
Më 11 maj voto PD-ASHM! Voto ndryshimin!
#Voto1 #PartiaDemokratike #shqiperiamadheshtore
()