Pas finales së “BBV”, Arbri rrëfen: Ja me kë do të dal për kafe!
Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka dhënë intervistën e tij të parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka ndarë disa detaje interesante mbi eksperiencën e tij në këtë edicion.
Në një atmosferë të çlirët plot batuta, Arbri zbuloi se menjëherë pas finales kishte kontaktuar Gerta Gixharin dhe ishin dakordësuar për të dalë së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë. Ai theksoi gjithashtu se ruan marrëdhënie shumë të mira me të gjithë ish-banorët që nga edicioni i tij i parë në “BBV”.
I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se cilën nga opinionistet me të cilat ka ndarë studion do të veçonte ndër katër edicionet, Arbri përmendi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.
Ndër të tjera, ai u shpreh se ky edicion i kishte sjellë edhe miqësi të reja, veçanërisht me Ledion Liçon dhe producenten Sara Hoxha. Me shumë vlerësim për këtë të fundit, Arbri tha:
“Sara është një profesioniste e jashtëzakonshme, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel ka treguar që është ‘njishi’ i spektaklit dhe Sara e ka vërtetuar plotësisht këtë. Meritën e ka të heqësh kapelen për të.”