Wed, Apr 30, 2025

Problemi i Tiranës, “Thembra e Akilit” është mbrojtja

  • PublishedApril 29, 2025

Problemi i Tiranës, “Thembra e Akilit” është mbrojtja

Tej të gjithave, shifrat e sivjetshme të Tiranës janë alarmuese. Asnjëherë në historinë e saj legjendare, Tirana nuk e ka mbyllur kampionatin pa dy fitore rresht. Pika e dobët e kësaj skuadre është prapavija. Tirana e këtij sezoni ka një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluve për golat e pësuar.

Skuadra e Bledi Shkëmbit në këtë kampionat, gjatë 36 javëve, ka pësuar 44 gola, duke shënuar një rekord negativ. Konsiderohet ekipi i dytë më i keq i historisë për golat e pësuar në kampionatet me 36 javë. Rekordin e mban skuadra e vjetshme me 49 gola të pësuar në 36 javë.

Për sa u përket të gjitha kampionateve, nëse Tirana e vitit 1947 ka pësuar 50 gola, kjo Tiranë ka pësuar 44 gola dhe është gjashtë gola nga rekordi negativ absolut. Një skuadër që nuk e tregoi veten në fushën e lojës, ku mbrojtja ka qenë pika më e dobët e saj.

Tirana duhet të themi së pëson 1.22 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e lartë për një skuadër futbolli. Në lidhje mes golave të pësuar dhe ndeshjeve, Tirana 2023-2024 ishte mbrojtja e katërt më e keqe. Më para saj, Tirana e vitit 1947 me 3.13 gola të pësuar për takim. Më pas, Tirana e vitit 1951 me 1.73 gola, Tirana e 1950-s me 1.50 gola.

Screenshot 2025-04-29 184511

PANORAMASPORT.AL


AlbaniaWeb.net