Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Milanit, sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2029
Në edicionin e sotëm, Gazzetta dello Sport bën një bilanc të negociatave në Milano për rinovimin e kontratave të disa prej emrave të mëdhenj që trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao ka në skuadër.
Tema më e nxehtë është ajo që lidhet me Christian Pulisic. Sulmuesi amerikan, i cili ka arritur 10 gola në kampionat, së shpejti do të vendosë në letër rinovimin me kuqezinjtë.
Palët tashmë janë dakord, sipas gazetës, pritet vetëm firmat për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2029. Sipas asaj që shkruajnë mediat, për Pulisic do të ketë një rritje page, nga 4 milionë euro neto aktuale në 5 të tilla.