Sulmuesi i Interit i motivuar: T’i bëjmë tifozët tanë të ëndërrojnë, Champions realitet i bukur
Sulmuesi i Inter, Lautaro u shfaq i motivuar para ndeshjes ndaj Barcelonës, në kuadër të gjysmëfinales së Champions.
“Jemi shumë të lumtur, në tre vjet kemi luajtur dy gjysmëfinale të Champions League që Interi nuk i kishte bërë për shumë vite.
Po bëjmë shumë gjëra në këtë kompeticion prestigjioz, ne duam të punojmë shumë dhe t’i bëjmë tifozët tanë të ëndërrojnë.
Barcelona? Ne e dimë potencialin sulmues që ka kjo skuadër, do të duhet të bëjmë një punë të madhe në prapavijë. Në këtë kompeticion jemi mbrojtur shumë mirë ndaj ekipeve të mëdha” – tha ai.