Tue, Apr 29, 2025

“Sy m’Sy”/ Rama nuk i kursen batutat me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë, nuk janë si unë! Nuk do të lënë të…

  • PublishedApril 29, 2025

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy”, ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale.

Një nga qytetarët u ndal tek patronazhistët, ku Rama me humor e ka paralajmëruar të mos merret me ta sepse janë hakmarrës.

Sipas tij kjo do t’i nxiste patronazhistët të shtonin tempin e punës dhe të mos lini që asnjë votë të “binte në tokë”.

“Patronazhistët e dinë edhe më mirë se mua se si shkon kjo punë, por ju nuk i njihni i nënvlerësoni, ju kam thënë mos u krruani me ta sepse janë hakmarrës dhe rrisin tempin. Janë inatçi ata nuk janë si unë. Mos u krruani me patronazhistët sepse nuk lënë votë të bjerë në tokë”, tha ai.

 


AlbaniaWeb.net