Vendimi pas finales së Copa Del Rey, një lojtari të Realit i hiqet kartoni i kuq
Real Madrid pësoi disfatë ndaj Barcelonës, në ndeshjen finale të Copa Del Rey.
Siç ndodh zakonisht në sfida të tilla, kaosi dhe tensioni ishte prezent, madje në fundin e sfidës, 3 lojtarë të Los Blancos (Bellingham, Vazquez, Rudiger) u ndëshkuan me karton të kuq.
Së fundmi ka ardhur edhe vendimi i komisionit të disiplinës në Spanjë. Bellingham ia hedh paq, pasi i është hequr kartoni i kuq. Rudiger u dënua me 6 ndeshje, ndërsa Vazquez me 2 takime.