VIDEO/ Pedro shpëton Lazion, dopieta e sulmuesit i dhuron ekipit një pikë
Lazio barazoi 2-2 me Parmën, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.Suedezi Ondrejka ndëshkoi dy herë lacialët, duke “tronditur” skuadrën e Baronit.
Heroi i vendasve ishte Pedro, me sulmuesin që me dy golat e tij i dha një pikë Lazios.
Hysaj me shokë renditen në vendin e shtatë me 60 pikë dhe synojnë një vend që të dërgon në Europë.
Në ndeshjen tjetër, Cagliari mundi 0-2 Veronën.