Tue, Apr 29, 2025

Zbulohet nga bisedat e Sky Ecc, i dënuar në Itali e Spanjë/ Vihet në pranga 37-vjeçari shqiptar, trafikoi drogë me vlerë mbi 2 milionë euro

  • PublishedApril 29, 2025

Ndonëse autoritetet italiane nuk japin emrin, bëhet fjalë për një eksponent të fortë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Një shqiptar i shumëkërkuar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja.

37-vjeçari u deportua nga Spanja për në aeroportin e Fiumicino-s në Itali, pasi ndaj tij ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar dhe policia italiane e ka arrestuar.

Rezulton se 37-vjeçari se i riu ishte përdorues i platformës Sky Ecc dhe i janë gjetur biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Shqiptari Trafikant
Shqiptari Trafikant

Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arreste, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë.

Gjykata italiane kishte dhënë masat e sigurisë me paraburgim, pasi edhe ata figuronin me telefona të enkriptuar. Shpërndarja dhe trafikimi bëhej duke komunikuar pikërisht në këtë rrjet kriptofonik dhe të dyshuarit janë kryesisht shtetas shqiptarë.

I arrestuari ishte rezident prej vitesh në Bolonja, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge. Arrestimi ndaj tij ishte ndërmarrë pasi iu gjet plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi dhe THC. Shqiptari dyshohet se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar edhe kokainë.

Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka mundur të sjellë në Itali gjithsej 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro).

Sapo ka zbritur në Fiumicino, i është njoftuar masa e sigurisë me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së gjobës prej 12 mijë eurosh. Ai kishte qenë i arrestuar edhe më 30 prill 2019, kur ndodhej në Bolonjë.

()


AlbaniaWeb.net