FOTO/ PSG triumfoi në Londër, por në Angli besojnë: “Tango e fundit në Paris”
Parisi “hesht” Londrën, me “sheikët” francez që triumfuan në aktin e parë përballë Arsenal, për më tepër brenda në ishull. Në letër ishte një sfidë mes të barabartësh, kjo u pa qartë edhe në fushë, por ekipi i Luis Enriques shfrytëzojë më mirë disa detaje, ndërsa iu falën edhe portierit Donnarumma, me këtë të fundit që ishte në një mbrëmje të madhe.
Në zbritjen e parë në sulm, Kvaratskhelia futi një top të bukur në qendër, aty ku Dembele goditi më të parë duke i dhuruar PSG avantazhin që në minutën e 4-ët. Në apel u thirr më pas Donnarumma me gardianin “azzurr” që vuri në jetë mrekullinë e tij të parë, ku në minutën e 45-të mbajti portën të paprekur duke i thënë “Jo” Martinelli-t.
Me fillimin e pjesës së dytë, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Merino me kokë dërgoi topin në rrjetë, por festa e Arsenal nuk zgjati shumë pasi gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. “Topçinjtë” i shkuan shumë pranë golit të barazimit në minutën e 56-të, por goditja e Trossard u devijua në mënyrë fantastike nga Donnarumma.
Me Arsenal të hedhur përpara në kërkim të golit, PSG i kapi të papërgatitur me dy zbritje të shpejta në sulm, por Barcola u tregua i pa saktë në finalizim, ndërsa në fund Gonçalo Ramos ishte i pafat teksa goditja e tij brenda në zonë u përplas në traversë. Pavarësisht dy raste flagrante, PSG dhe trajneri Luis Enrique i gëzohen suksesit 0-1 në Londër që i jep një bonus të rëndësishëm për të synuar finalen e madhe të Champions League, ndërsa në Angli, mendiat dhe opinioni besojnë se mund t’ia dalin në Paris:
“Tango e fundit në Paris”, shkruan Express në faqen e parë. “Poshtë, por jo jashtë, apo Parisi hesht Topçinjtë”, ishin disa nga titujt kryesorë në të përditshmet angleze.
()