Wed, Apr 30, 2025

Fund i vetmuar për çiftin Hackman:Një sëmundje e rrallë zbulon të vërtetën e trishtë

  • PublishedApril 30, 2025

Fund i vetmuar për çiftin Hackman:Një sëmundje e rrallë zbulon të vërtetën e trishtë

Raporti përfundimtar i autopsisë ka zbuluar të vërtetën e dhimbshme për ndarjen nga jeta të Betsy Arakawa, bashkëshortes së aktorit legjendar Gene Hackman. Ajo u shua në moshën 65-vjeçare, nga sindroma pulmonare e shkaktuar nga hantavirusi — një sëmundje e rrallë dhe fatale që transmetohet nga brejtësit.

Mushkëritë e saj ishin bllokuar plotësisht dhe mbushur me lëngje, ndërkohë që raporti mjekësor thekson se në shtëpinë e tyre në New Mexico ishin krijuar kushtet ideale për shumimin e minjve. Ndërsa kishte filluar të ndjente simptoma të ngjashme me COVID-19, Arakawa kishte porositur bombola oksigjeni, pa e ditur se lufta që po bënte ishte kundër një virusi tjetër, më të fshehtë dhe vdekjeprurës.

E dhimbshme është edhe mënyra si u zbuluan trupat e tyre – pjesërisht të mumifikuar, në një ambient të rrëmujshëm, së bashku me një nga qentë e tyre që gjithashtu kishte ndërruar jetë.
Hackman, 95 vjeç, nuk kishte qenë i infektuar me hantavirus, por u nda nga jeta si pasojë e problemeve të avancuara kardiovaskulare dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Një fund tragjik për një çift që jetoi vite me radhë në heshtje, larg vëmendjes së Hollywood-it, por që vdiq në rrethana që po trondisin botën.