Wed, Apr 30, 2025

Profesori nga SHBA, leksion te hapur tek Universiteti ‘Luarasi’, Lofton: Si ta kuptojmë shtetin e së drejtës në demokraci

  • PublishedApril 30, 2025

Profesori amerikan James A. Lofton mbajti një leksion të hapur me temë “Sundimi i ligjit” me studentët e fakultetit të drejtësisë në Universitetin “Luarasi”. Ky leksion ofroi një pasqyrë të gjerë mbi konceptin e shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe sfidat që lidhen me zbatimin e ligjit në kontekste të ndryshme politike dhe sociale.

“Leksioni mbi shtetin e të drejtës do të flasë pikërisht për atë që përfaqëson shteti ligjor. Çfarë do të thotë në demokracinë moderne, dhe si është përfshirë Shqipëria në konceptet e shtetit të së drejtës në Kushtetutën shqiptare dhe si praktikohet ajo këtu dhe në Ballkan. Qëllimi i leksionit është që t’i bëmë studentët të vetëdijshëm se çfarë është shteti i së drejtës, sa e rëndësishëm është një demokraci moderne funksionale”- tha profesori James Lofton.

Profesori Lofton ndau përvoja nga praktika dhe akademia amerikane, duke nxitur reflektim kritik dhe dialog mbi të drejtat, drejtësinë dhe sistemet ligjore demokratike. Për studentët ky leksion ishte një eksperiencë frymëzuese që thekson rëndësinë e edukimit dhe informimit të tyre.


AlbaniaWeb.net