Wed, Apr 30, 2025

SPAK paraqet prova të reja në gjyqin për zhdukjen e Jan Prengës/ Zbulohen komunikimet në Sky ECC mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Docit

  • PublishedApril 30, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar prova të reja në procesin gjyqësor që po zhvillohet pwr rrwmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengws.

SPAK ka paraqitur prova tw reja ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden Resort”, i cili ndodhet në qendër të hetimeve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës.

Në seancën e sotme, SPAK ka depozituar komunikime të përgjuara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC, të kryera ndërmjet Dritan Rexhepit – i dyshuar si organizator i ngjarjes, Altin Hajrit – pronari i “Golden Resort”, dhe Gentian Doçit (Funiqi).

Sakaq, seanca u shty për në datën 13 maj, pasi avokati kërkoi kohë për njohjen me provat e reja.


AlbaniaWeb.net