Wed, Apr 30, 2025

Te Barça bëhen gati për festë, por Flick e Yamal vlerësojnë Inter: Janë një kockë e fortë

  • PublishedApril 30, 2025

Te Barça bëhen gati për festë, por Flick e Yamal vlerësojnë Inter: Janë një kockë e fortë

Suksesi në “El Clisico” i dhuroi Barçës trofeun e parë sezon, por në askush në radhët e ekipit bluagrana nuk dëshiron të ndalet këtu, pjesa më e bukur nuk ka ardhur ende pasi janë në garë me kohë të plotë për të realizuar “tripletën” e famshme. Pengesa e radhës është edhe më e fortë, pasi në Barcelonë i sfidon Inter, një kundërshtar që Flick e vlerëson:

“Inter është një kockë e fortë, ka një prej mbrojtjeve më të forta në Evropë, kanë një mesfushë shumë të mirë dhe sulmues të fortë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi gati. Barella dhe Lautaro janë dy lojtarët që më pëlqejnë më shumë, por ne dëshirojmë t’i tregojmë të gjithëve se çfarë jemi të aftë të bëjmë, dëshirojmë të arrijmë finalen. Lojtarët janë mirë. Të fitosh një finale kundër Real Madrid të jep një ndjesi speciale, është emocionuese dhe motivuese. Ne jemi të vetëdijshëm se tani kemi shansin të shkojnë në finalen e Champions League, në finalen më të rëndësishme nga të gjitha”, u shpreh Hansi Flick.

Në krah të trajnerit Flick, në konferencë për shtyp ishte super talenti Lamine Yamal. Për yllin e Barçës kjo është gjysmëfinalja e parë në karrierë: “Jam më të vërtetë i emocionuar, është gjysmëfinalja ime e parë, jo vetëm për mua, por edhe për disa shokë të tjerë. Ne dëshirojmë t’i tregojmë të gjithë botës se çfarë jemi të aftë të bëjmë, ne dëshirojmë të shkojmë në finale. Krahasimet me Messin? Nuk më pëlqejnë krahasimet, nuk ka sens ky krahasim, mbi të gjitha me Messin i cili është më i miri i të gjithë kohërave. Unë shpresoj vetëm që të nis një erë e re e Barcelonës, të Yamal-it te Barcelona”, u shpreh ylli spanjoll.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në Spanjë besojë shumë te Barcelona: “Le të vazhdojë festa”, ishte një nga titujt më të veçantë i përzgjedhur nga Sport, titull shoqëruar me foton e Yamal.

()


AlbaniaWeb.net