“Raportet që implikojnë Ramën, Ballukun e Manjën janë në Kuvend”, Berisha: Skandal në Prokurorinë e Tiranës! 4 anëtarë të një familje shesin dhe blejnë dosje në çerdhen e partisë
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se në Kuvend ka shumë raporte që inkriminojnë, kryeministrin, ministra dhe deputetë, ndërsa shtoi se prokuroria e Tiranës dhe SPAK nuk kryejnë asnjë hetim.
Gjatë fjalës së tij në mbledhje me disa deputetë, Berisha tha se në prokurorinë e Tiranës, 4 anëtarë brenda një familje sheshin dhe blejnë dosje, duke e kthyer institucionin si çerdhe të partisë.
“Rezoluta për dënimet e krimeve në Kosovë. Në mënyrë antiligjore, kjo rezolutë nuk vjen në Kuvend. Rama e bllokoi atë si argat i Vuçiçit, në kuadër të Minishengenit të Novisadit. Jeni dëshmitarë që nga tetori i vitit 2019, katër vite me radhë ka bërë avokatin e Vuçiçit, për krijimin e Jugosllavisë së Re, plus Shqipërinë. Filloi të lëvizte si fantazmë kjo aleancë, që kishte si synim gllabërimin e Kosovës. Ndaj në mbledhjen e parë që bënë e fshinë Kosovën nga harta. Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve, se kjo është nismë e vlefshme më shumë se sa procesi i Berlinit. Evropianëve, liderëve të BE, ju thoshte; ju nuk harrini që të kuptoni. Ai që e kuptonte këtë projekt, ishte Lavrov.
Ballkani i Hapur u përmbyll sepse padroni i tij në Beograd se; nuk iu besova mirë atë që tha argati im. Sot janë në parlament raportet e prokurorit të përgjithshëm dhe atij të SKAPI-it. Këta nuk kanë lejuar debat për këto raporte. Ne duhet të qëndrojmë fuqishëm, për debat dhe diskutime. Duhet të kenë personazhe kryesore, Taulant Ballën, Manjën, cilindo që del përpara aty e ka emrin në ato raporte. Sot ata duhet të ishin në fjalimet tona, aktakuzën publike, prokurori i partisë që nuk thotë një fjalë për ta, ka gjetur mënyrën për të privuar Kuvendin. Ndaj ne duhet sot që çdo diskutim tonin ta përqendrojmë te dështimi i kësaj reforme, te imuniteti i Ramës, Agaçit, Veliajt, Ballukut, Gjiknurit.
Të pandehurit janë në sallë. Ata, Balla, është në sallë, janë të gjithë. Të tregojmë se sa i dëmshëm është aktiviteti i prokurorisë së partisë dhe organeve të drejtësisë së partisë. Për herë të parë në histori u krijua prokuroria familje, e Tiranës, që kurrë nuk ka qenë me e shëmtuar se sa sot. Në një kohë kur 4 anëtarë të një familje kalojnë dosje, shesin dhe blejnë dosje në këtë çerdhe të partisë. Kemi shumë lëndë për të diskutuar. Kjo është histori e turpshme që të mendosh që t’i kalojnë pa debat këto raporte, është akti më i turpshëm. Dalin të gjitha krimet, vilat, vjedhjet, resortet e ministrave, kryeministrit, vëllezërit dhe motrat e tyre. Ndaj dhe është sot dita e opozitës në Kuvend, shqiptarët kanë veshët dhe sytë te ne.”, tha Berisha.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–