Mon, Nov 25, 2024

Bill Clinton në Tiranë, “Shqipëria vendi më proamerikan”, Rama: Ish-presidenti i SHBA mori vendim historik për çlirimin e Kosovës (VIDEO)

  • PublishedJuly 3, 2023

Është mbajtur sot ceremonia e pritjes së ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton, në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bill Clinton zhvilluan një konferencë të përbashkët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.

Në fjalën e tij Rama u shpreh: Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se sa të përgatitem të flas duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se të hyja në jetën e përditshme politike ia kam dëgjuar e lexuar fjalimet për shijet e jashtëzakonshme drejt një bote më të mirë. Më pas jo vetëm i ka ridëgjuar ato që ka thënë, por edhe studiuar se si i ka thënë për të mësuar jo vetëm të përmbajtjes, por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit. Më lejoni t’ja nis si nxënës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë në lëkurën e kombit tonë forcën rrënqethëse të fjalës të presidentit Clinton kur ai iu drejtua Amerikës.

Gjithashtu Rama theksoi se Clinton mori vendim historik për çlirimin e Kosovës.

“Ne në Shqipëri nuk merremi vesh lehtë me njëri-tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Por unë nuk besoj se në ndonjë vend tjetër të botës, ju do të gjeni dot një konsensus më të madh se sa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë. Këtë e them me një provë objektive. Shqipëria jam i lumtur të ju them se i është besnike të metodës Clinton dhe është vendi më pro-amerikan që mund të gjendet sot. Ne jemi vend i shqiponjave dhe ne na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtetë. Mbase nuk është rastësi që shpresën shtëpinë e tij ai ua dha shqiponjave të përzëna në Kosovë. Clinton na mësoi se të ketë shpresë do të thotë të besosh. Se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija dhe nuk ka kurë popuj të këqij. Mund të thuhet pa frikë se gjysmë milionë refugjatë kosovarë që në makinerinë gjakatare të Beogradit kërkuan mbështetje në Shqipëri mund të mos ishin kthyer dot më në shtëpi”, u shpreh më tej Rama.

Gjithashtu qytetarë të shumta shihen në bulevard dhe jo vetëm pasi artistë, si edhe figura politike janë të pranishëm në këtë vizitë zyrtare të Clinton në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.