Mon, Nov 25, 2024

VIDEOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe në radhë të gjatë, qytetarët shqiptarë presin Bill Clinton në bulevard

  • PublishedJuly 3, 2023

Qytetarët e Tiranës janë mbledhur në bulevardin para Kryeministrisë pasditen e sotme për të mirëpritur ish-Presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Clinton ka mbërritur ditën e sotme në një vizitë diplomatike në Tiranë, ndërsa do të mbajë një fjalim edhe para qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur ta shohin dhe ndjekin nga afër ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Të pajisur me flamuj amerikanë dhe të vendosur në një radhë të gjatë, qytetarët janë vendosur në pritje të Clinton, i cili pritet të mbërrijë në momentet në vijim në podiumin para Kryeministrisë.

Sakaq, nuk kanë munguar as figurat e njohura politike që kanë zgjedhur të jenë prezentë fizikisht gjatë fjalimit të Clinton.

Para kryeministrisë janë piaksur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj ndër të tjerë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.