Mon, Nov 25, 2024

“Keni probleme, por mund të jeni në anën e duhur të historisë”, Clinton përmbyll fjalën në Shqipëri: Vazhdoni kështu. Zoti ju bekoftë!

  • PublishedJuly 3, 2023

Ish-Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij historik para qytetarëve në Tiranë ditën e sotme, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Clinton është shprehur se edhe pse vendi ka probleme të brendshme, ai mund të jetë në anën e duhur të “historisë dhe njerëzimit”.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi para qytetarëve dhe figurave të njohura politike e publike se kërkon që ata të mos e nënvlerësojnë kurrë fuqinë që ka vendosur shembulli i tyre në botë.

“Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj. Ashtu siç unë dikur një student shkolle pyesja veten se çfarë ishte ky mur që nuk më linte të mësoja qoftë edhe një gjë për Shqipërinë, më duhej të pyesja 10 persona për të shqiptuar emrin e atij që drejtonte vendin. Tani çdo person që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, inteligjent e më i gatshëm për të qëndruar.

E di që keni probleme ekonomike dhe që luftoni me njëri-tjetrin, jeni njerëz dhe nuk mund të jeni të përsosur por mund të jeni në anën e duhur të njerëzimit dhe historisë. Për mua kjo nuk është thjesht një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk ka më pushtet politik dhe nuk është më i ri një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur ri konfirmohet koncepti se kur njerëzit bëhen bashkë marrin vendime më të mira.

Ajo që kam më shumë përzemërt është që fëmijët të kenë një të ardhme të shkëlqyer dhe ju ma keni bërë të qartë se jeni dakord me këtë. I dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë. Nuk është përherë e lehtë, mos e harroni, duhet të gjeni mënyrën për të vazhduar. Miku im, Nelson Mandela që ka një dekadë që ka vdekur ishte një gjeni për mënyrën si përballonte sulmet ndaj tij dhe u mbajt në burg për një kohë të gjatë. Çfarëdo gjëje që i thoshin, ai mendonte si të dilte sipër tyre. Mandela pa një vajzë në aeroport dhe e pyet a e di kush jam unë dhe ajo i thotë të njoh dhe je presidenti im. Ai tha po, jam për pak kohë, por nëse studion shumë dhe mëson shumë, një ditë ti mund të jesh presidente gjithashtu. Ishte një kohë kur ishte tundimi për të thënë se tashmë kemi pushtetin, dhe ai i thotë një 6-vjeçarjeje atë. Këtë përfaqësoni ju për mua, dua që të vazhdoni kështu.

Na duhen modele. Ndonjëherë është më e lehtë që vendet me popullsi të vogla të vazhdojnë t’i shohin njerëzit si njerëz dhe jo personazhe vizatimorë. Dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërsa sot jeni një derë e hapur. Ju falënderoj që morët gratë e OJQ-ve në Afganistan dhe i larguat nga rreziku. Më lini t’iu them se në moshën time pyet veten se pse njerëzit harxhojnë energji për shkatërrim. Gjithçka mbaron dhe ato vlejnë nëse e ardhmja është më e ndritur dhe ka bashkim në vend të ndarjes. Vazhdoni kështu. Zoti ju bekoftë!”, deklaroi ish-Presidenti amerikan Bill Clinton.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.