Tue, Nov 26, 2024

Një i vrarë, një i plagosur/ Sulm me armë drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjas në Krujë, pamjet nga vendi i ngjarjes

  • PublishedJuly 4, 2023

Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati me një të vrarë në Larushkë të Krujës. “BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga vila në pronësi të Gentian Bejtjes, ku është vrarë kunati i tij Ramazan Sino, ndërsa i plagosur ka mbetur, djali i tij, 13-vjeçari Alvi Bejtja.

Siç shihet nga pamjet, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

“Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 13 vjeç, (dajë e nip). Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen””, thuhet në njoftimin e Policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.