Gjendet i mbytur 45-vjeçari në liqenin e Farkës, dyshohet se…
Mbytet një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–