Daja u vra, nipi rëndë/ Në banesën ku ndodhi sulmi me armë kishte dhe 3 fëmijë të tjerë, çfarë ndodhi në pak minuta në Krujë
Zbardhen të tjera detaje tragjike nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Larushk të Krujës, ku u qëllua me armë zjarri drejt banesës së Gentjan Bejtjas. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino si dhe u plagos djali i Bejtjas, Alvi Bejtja, 13 vjeç.
Gazetari Igli Çelmeta në një raportim live për News24 nga vendi i ngjarjes, solli detaje lidhur me atentatin mafioz, ndërsa theksoi se krimi mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda, pasi në shtëpinë 3-katëshe kishte dhe 3 fëmijë të tjerë. Sipas tij, autorët, 3 persona, dy ekzekutorë dhe një shofer, pasi kanë ndjekur viktimën, 29 vjeç, dhe nipin e tij, i kanë qëlluar me kallashnikov nga një distancë rreth 20 metra, ku ata ishin futur në oborrin e banesës.
Ndërkohë, i mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Po ashtu bëhet e ditur se në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, nuk gjeti Gentjan Bejtjan në banesën e tij.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–