Mon, Nov 25, 2024

Dy kishin rolin e ekzekutorit, tjetri shofer, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Krujë. Autorët ndoqën viktimën dhe…

  • PublishedJuly 4, 2023

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Larushkë të Krujës. Dajë e bir dyshohet se janë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë mbërritur në banesë me makinën e tyre.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se sapo kanë dalë nga makina dhe janë afruar në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, autorët kanë qëlluar drejt tyre me armë.

Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë.

Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Wolswagen, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë. Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi janë sekuestruar më parë nga policia në kuadër të operacionit “Fijet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.