Atentati në Krujë, kush është 29-vjeçari që mbeti i vrarë (FOTO)
Ramazan Sino mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Krujë. “BalkanWeb” ka siguruar foton e 29-vjecarit që humbi jetën. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Larushkë të Krujës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj banesës së Gentian Bejtjes. Për pasojë mbetën të plagosur i biri 13-vjeçar dhe djali tjetër.
Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–