“Gëzuar Festën e Pavarësisë SHBA!”, Meta: Frymëzim për njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë!
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shprehet se SHBA ka qenë dhe mbetet shembull frymëzimi për të gjithë njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë.
STATUSI:
“Aty ku strehohet liria, atje gjendet vendi im”. – Benjamin Franklin
SHBA kanë qenë dhe mbeten shembull dhe burim frymëzimi për të gjithë njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë, për liritë dhe dinjitetin njerëzor.
Gëzuar Festën e Pavarësisë SHBA, popullit amerikan dhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa reshtur për forcimin e miqësisë afatgjatë dhe të marrëdhënieve tona strategjike!
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–